Tyson: Më mjaftojnë 30 ditë

Boksi

Tyson: Më mjaftojnë 30 ditë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 12:19
Tyson: Më mjaftojnë 30 ditë

Boksieri amerikan Mike Tyson ka zhvilluar vetëm një sfidë “show” gati 18 muaj më parë, kur u rikthye në ring 10 vjet pas tërheqjes (barazoi me Roy Jones Jr). Kohët e fundit është përfolur për një tjetër sfidë mes tij dhe Jake Paul, një personazhi të njohur të YouTube.

“Nëse duelojmë, do të jem në formë. Për të zhvilluar një duel ndaj Jake Paul me mjaftojnë vetëm 30 ditë stëvitje intensive për të qenë gati.

Unë shkoj çdo ditë në palestër dhe stërvitem, ndaj nuk kam prëse të shqetësohem për dietën apo për formën time”, tha Mike Tyson.

“Edhe pse jam 30 vjet më i madh se ai, kjo gjë nuk më shqetëson. Forma ime fizike është gjithnjë e mirë dhe nuk më duhet shumë punë për të gjetur formën optimale. Këta personazhe unë i mposht kollaj, pa nënvlerësuar askënd dhe asgjë”, u shpreh “Iron” Mike, legjenda e ringut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat