SHBA ofron 5 milionë dollarë për të kapur promotorin e kampionit 

Boksi

SHBA ofron 5 milionë dollarë për të kapur promotorin e kampionit 

Më: 14 prill 2022 Në ora: 23:19
SHBA ofron 5 milionë dollarë për të kapur promotorin e kampionit 

Departamenti i Shtetit në SHBA ka bërë të ditur se ofron 5 milionë dollarë për informacione që çojnë në kapjen e tre kriminelëve irlandezë, mes të cilëve është edhe një emër i njohur për botën e boksit, Daniel Kinahan.

Sipas DASH, organizata kriminale e krijuar nga Kinahan është përfshirë në trafikim narkotikësh, pastrim parash, trafikim armësh zjarri dhe vrasje. Një vendim i bujshëm ky duke pasur parasysh se Kinahan është një nga promotorët e kampionit britanik, Tyson Fury, i cili u ngjit pak kohë më parë në majën e boksit botëror për peshat e rënda.

Kinahan ishte e lidhur me kompaninë MTK Global, e cila ka organizuara vazhdimisht takiete e Fjuri në të kaluarën. Avokati i irlandezit hodhi poshtë menjëherë akuzat në një prononcim për BBC.

“Nuk ka asnjë dënim të mëparshëm kriminal, apo lidhje me krimin. Sa i përket lidhjeve me boksin, klienti im është krenar për atë që ka arritur deri më sot në këtë sport”:, iu shpreh avokati.

Ky lajm mund të t shqetësojë Fjuri në përgatitjet e tij për ndeshjen e 23 prillit ndaj DIllon Uajt, e cila po organizohet nga kompania e Bob Arum në Las Vegas dhe nuk ka lidhje me Kinahan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat