Whyte provokon Furyn

Boksi

Whyte provokon Furyn

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:36
Whyte provokon Furyn

Boksieri britanik Dillian Whyte ka provokuar patriotin e tij Tyson Fury, dy ditë para sfidës që ata do të zhvillojnë në stadiumin “Wembley” të Londrës. Whyte tha se Fury do të rikthehet të duelojë me të pasi ta mposhtë kampionin e botës në përballjen e 23 prillit. Kjo sfidë është e vlefshme për titullin kampion bote në peshën e rëndë, kategoria WBC.

Whyte, 28 fitore e 2 humbje, është i bindur se do ta fitojë këtë sfidë ndaj Fury dhe do ta detyrojë atë të rikthehet në ring.

Fury tha se do të tërhiqet pas kësaj sfide, i pamposhtur (31 fitore, 1 barazim në karrierë).

“Unë ju garantoj se do të ketë revansh pas kësaj sfide. Do ta mposht Fury dhe do ta detyroj të rikthehet në ring për revanshin. Tyson është boksier shumë i mirë, bashkë jemi stërvitur disa herë, por nuk është ai kampion që thoni të gjithë ju”, u shpreh Dillian Whyte.

“Unë e respektoj Fury për atë që ka bërë dhe arritur në karrierën e tij. ata kanë shitur 94 mijë bileta për duelin tonë, por unë nuk jam një rival i zakonshëm. Jam i mandatuar për të sfiduar Fury dhe për ta mundur. Nuk jam kampion bote, por do të bëhem pas kësaj sfide”, tha Whyte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat