Shifër rekorde për meçin e sotëm

Boksi

Shifër rekorde për meçin e sotëm

Më: 23 prill 2022 Në ora: 11:55
Shifër rekorde për meçin e sotëm

Tyson Fury dhe Dillian Whyte do të përballen sonte mes vete, në meçin e vlefshëm për titullin e kampionit në peshat e rënda.

Më 9 tetor 2021, kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury, mbrojti titullin pasi fitoi me nok-aut ndaj Deontay Wilderit

Boksieri nga Manchesteri sërish do të dalë në ring për të mbrojtur titullin, teksa tani për kundërshtar do të ketë Dillian Whyte.

Meçi mes dy boksierëve nga Britania e Madhe do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës.

Të pranishëm për ta parë këtë meç nga afër raportohet se do të jenë 94 mijë shikues.

Ky do të jetë një rekord i ri në Angli, pasi në një meç të boksit nuk kanë marrë pjesë me herët një numër kaq i madh i shikuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat