Whyte synon dy revanshe

Boksi

Whyte synon dy revanshe

Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:04
Whyte synon dy revanshe

Pas humbjes ndaj Tyson Fury, me KO në raundin e gjashtë, boksieri britanik Dillian Whyte ka plane të qarta për të ardhmen.

Ai kërkon të duelojë sërish ndaj më të mirëve dhe gati gati listën me 3 rivalë. 36-vjeçari synon të zhvillojë revanshin me Fury ose me Anthony Joshua, ndërkohë që i treti është amerikani Deontay Wilder.

“Dua të përballem me më të mirët.

Povarësisht se çfarë ndodhi të shtunën në Londër, mendoj se kam ende mundësi të zhvilloj disa duele të mira, ndaj më të mirëve. Dua të vazhdoj të boksoj e të shpallem kampion bote në peshën e rëndë. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim për mua”, u shpreh Dillian Whyte.

“Nuk e di se çfarë do të bëjë Wilder, ndërkohë që e ftoj dhe e pres të duelojmë kudo që ai dëshiron. Jam 100% i bindur se mund të shpallem kampion bote.

Edhe Fury u shpreh pasi më mundi që do të bëhem kampion bote. Le të presim dhe të shohim se çfarë do të rezervojë e ardhmja për mua. Jam gati edhe për revanshet me Fury e Joshua”, tha Whyte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat