Fury i rikthehet palestrës

Boksi

Fury i rikthehet palestrës

Më: 13 maj 2022 Në ora: 12:09
Fury i rikthehet palestrës

SugarHill Steward, trajneri i boksierit britanik Tyson Fury, ka deklaruar e postuar një video në rrjetet sociale, ku duket kampioni i botës duke u stërvitur në palestër. Trajneri ka mbështetur vendimin e boksierit për t’u tërhequr nga sporti, por njëkohësisht tregon se ai nuk do të heqë dorë nga palestra.

“Nuk e kundërshtova vendimin e Tyson për t’u tërhequr. Kur ai më tha vendimin për të mos boksuar më nuk e kundërshtova, por i thashë se jam dakord me çdo vendim që do të merrte.

Për mua ëhstë një kënaqësi te jem me të dhe familjen e tij, duke kaluar kohën së bashku”, u shpreh Steward.

“Tyson erdhi tek unë për të më kërkuar ndihmë për revanshin ndaj Wilder dhe unë e ndihmova e fituam. Tani ai vendosi të tërhiqej dhe unë do të vazhdoj ta ndihmoj e mbështes në këtë vendim. Gjithsesi, ai vazhdon të stërvitet, pasi kjo është diçka që ai dëshiron ta bëjë me dëshirë”, u shpreh trajneri SugarHill Steward.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat