E jashtëzakonshme, Donjeta Sadiku siguron medalje në Kampionatin Botëror

Boksi

E jashtëzakonshme, Donjeta Sadiku siguron medalje në Kampionatin Botëror

Më: 16 maj 2022 Në ora: 18:49
Donjeta Sadiku

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ka shënuar një sukses historik.

Ajo i ka siguruar Kosovës medalje botërore, duke arritur që të kualifikohet që të kualifikohet për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

Donjeta në çerekfinale të kategorisë deri 60 kilogramë e mposhti boksieren nga Taipei, Wu Shih-yi.

Kësisoj, 22-vjeçari tani e ka të siguruar të paktën medaljen e bronztë në këtë Kampionat Botëror.

Mirëpo, Donjeta Sadiku është ende në garë për medaljen e artë dhe të bronztë. Ajo tani do të garojë në gjysmëfinale.

Kampionati Botëror i boksit për femra po mbahet në Stamboll të Turqisë, ndërsa ka nisur më 8 dhe do të mbyllet më 21 maj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat