Faton Xhakli: Donjeta është gati për gjysmëfinale, kemi planin për amerikanen

Boksi

Faton Xhakli: Donjeta është gati për gjysmëfinale, kemi planin për amerikanen

Nga: Kemajl Goca Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:55
Faton Xhakli, Mariola Sallauka dhe Donjeta Sadiku

Selektori i Kombëtares së Kosovës (femrat), Faton Xhakli, tha se ishte një rrugë shumë e vështirë për të arritur deri në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror për seniore, por këtë e arriti boksierja Donjeta Sadiku (60 kg) duke iu falënderuar edhe guximit dhe teknikës së saj në ring.

Donjeta e ka në xhep medaljen e bronztë por kërkon finalen e madhe të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Stamboll të Turqisë. 

Trimëresha jonë është gati për sfidën e madhe kundër amerikanes Ellis Rashida Shakilya.

Image

Donjeta

Xhakli së bashku me trajneren Mariola Sallaukajn, kanë një plan se si t’i kundërvihen amerikanes.

“Kur dëgjon fjalën se je në Kampionat Botëror është e rëndë, kur kemi filluar me boksieren e parë ka qenë e rëndë se nuk mundeshim me gjetur se si ka boksuar ajo, nuk e njohshim, por kur e pash duke u nxeh para meçit e kuptova pak dhe diskutuam me trajneren Mariola Sallauka dhe e bëmë një plan. 

Image

Mariola, Donjeta e Fatoni

Kurse, te boksierja tjetër e Kongos kam pasur frikë se nuk do të mund të boksoj Donjeta sepse ajo dukej e papërshtatshme dhe ishte shumë e fortë fizikisht.

Pash si boksoj para dhe fitoj para meçit me boksieren tonë. 
Donjeta e mori shpejt situatën në kontroll, ndërsa në çerekfinale me boksieren nga Tajvani gjasat ishin 50:50, ajo ishte boksierë shumë e mirë, e cila priste me kundër goditje dhe sa i përket boksieres tonë, jemi munduar të japin maksimumin, se si ta shfrytëzojmë situatën.

Gjasat ishin 50:50 dhe ashtu ndodhi në rundin e parë, Donjeta fitoj 5:0, kurse në rundin e dytë e humbi 1:4 dhe vendosim që të kalojmë nga ana e djathtë e kundërshtares dhe e arritëm qëllimin, por e gjithë kjo ka qenë një ëndërr pasi dolëm nga meçi”, thotë Xhakli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Si e sheh Donjetën në përballjen e nesërme (18.00) me amerikanen Ellis Rashida Shakilya?

Image

Donjeta

“Jemi 60: 40 por ju siguroj që do të ketë një meç shumë të mirë. 60 për qind to të jetë për amerikanen e cila është më e vjetër dhe ka një përvojë të mirë, po ne do të punojmë me teknik dhe kundër goditje që mos t’ju përshtatemi amerikanes. Planin e bëjmë bashkë me Mariola Sallaukajn”, përfundon Xhakli.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat