Rexhepi gati për meçin e nesërm

Boksi

Rexhepi gati për meçin e nesërm

Më: 20 maj 2022 Në ora: 18:19
Rexhepi gati për meçin e nesërm

Ditën e shtunë, në Linz të Austrisë do të zhvillohet dueli i thai boksit mes shqiptarit Lavdrim Rexhepi dhe boshnjakut Edvin Nuhanoviq, shkruan Open-TV.

Një sfidë, ku Lavdrimi do të përpiqet të fitoj titullin për ËM-Campf për junior në kategorinë 70 kg.

Thaibokiseri i talentuar nga Welsi i Austrisë, por me origjinë nga Kumanova ka shpalosur objektivat e tij dhe natyrisht që synon fitoren.

Sot, të dy boksierët kanë kryer peshimet zyrtare. Spektakli i madh i boksit do të nis në orën 20:00, kurse Lavdrimi ynë do të dal në ring pas një ose dy ore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat