Merr vendimin

Boksi

Merr vendimin

Më: 26 maj 2022 Në ora: 12:06
Merr vendimin

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka konfirmuar se do të rikthehet në ring. Ai nuk duelon që prej tetorit të vitit të kaluar, kur u mund nga britaniku Tyson Fury.

Nga Alabama, ku ndodhej në një ceremoni, Wilder (42 fitore, 2 humbje e 1 barazim), ka folur për të ardhmen e tij.

“Nuk do të ndalem këtu. Duhet dhe do të vazhdoj udhëtimin e tij në ring. Duhet ta bëj këtë gjë”, tha “Bronze Bomber” nga vendlindja e tij.

Boksieri amerikan e ka mbajtur titullin kampion bote në peshën e rëndë, kategoria WBC, nga vitit 2015 deri në vitin 2020, kur ia dorëzoi atë Tyson Fury.

WBC ka konfirmuar se nëse Fury tërhiqet dhje do të nxjerrë vakant titullin, ashtu sikurse ka deklaruar, atëherë Wilder do të duelojë për gjerdanin.

Për momentin nuk ka end enjë datë të saktë se kur boksieri amerikan do të rikthehet në ring. Mediat amerikane bëjnë me dije se ai pritet të humbsasë disi peshë për sfidën e radhës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat