Zefi e Krasniqi në ringun gjerman

Boksi

Zefi e Krasniqi në ringun gjerman

Më: 27 maj 2022 Në ora: 14:07
Zefi e Krasniqi në ringun gjerman

Me 4 qershor 2022 ne Argeninsel 1, 88239 Wangen im Allgäu te Gjermanisë do të mbahet ndeshja e radhës e Edmond Zefit ku do të sfidoj boksierin Gyula Rozsas nga Hungaria.

Në të njëjtën mbrëmje në boksin profesionist do të debutoj edhe Ardian Krasniqi, nipi i Luan Krasniqit. Menaxheri i Edmondit shpresoj se boksierët shqiptar do të arrijnë sukseset e radhës. 

“Besojmë dhe shpresojmë që Edmondi të na tregon sukses dhe të kem një fitore të shënuar. 

Mbrëmjen e 4 qershorit gjithashtu do te boksoj edhe Ardian Krasniqi nipi i Legjendës sonë Luan Krasniqi, gjithashtu Ardiani do të boksoj kundër Istvan Kiss nga Hungarezit ku do ta ketë meçin e parë si boksier profesionist. Ardianit i uroj shumë suksese dhe shpresojmë që karriera e ti si boksier profesionist të mbërri majet e suksesit dhe te kemi edhe një Legjendë ne boks. 

Bëj thirrje te gjithë bashkë atdhetaret tanë që vijnë në mbështetje dhe përkrahje te talenteve tanë të boksit ne ketë mbrëmje që do të mbahet në Gjermani.

Përkrahja dhe mbështetja e juaj është një vullnet dhe shtytje qe djemtë tanë të tregojnë sa më shumë talentin e tyre”, tha Gjocaj. Ndryshe në të njëjtën mbrëmje për titull BDB International do të ndeshet edhe Altin Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat