Fury do të rikthehet nëse i ofrohet...

Boksi

Fury do të rikthehet nëse i ofrohet...

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 13:16
Fury do të rikthehet nëse i ofrohet...

Bob Arum, promotori i njohur i boksit e njëkohësisht menaxheri i boksierit britanik Tyson Fury, ka thënë se kampioni i botës në peshën e rëndë (kategoria WBC) do të rikthehet në ring kur t’i ofrohet një sfidë e madhe.

Fury, i pamposhtur në ruing (32 fitore e 1 barazim), u shpreh se do të tërhiqet pas fitores që arriti në “Wembley” ndaj Dillian Whyte pak kohë më parë.

Gjithsesi, sfida që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë me fituesin e revanshit Joshua-Usyk do ta rikthente në ring.

Tyson Fury për momentin është i tërhequr dhe do të qëndrojë i tillë deri në momentin që një duel i madh do t’i ofrohet. Ajo sfida do ta rikthejë në ring. Ju e kuptoni se për çfarë sfide e kam fjalën”, u shpreh Bob Arum për “fightnews”.

Një tjetër duel që mund ta rikthejë në ring boksierin britanik është sfida me kamerunasin Francis Ngannou. Ky i fundit është kampion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse dhe të dy kampionët kanë shprehur dëshirën për një duel “show”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat