Rikthimit në kafaz: Kujdes nga…

Boksi

Rikthimit në kafaz: Kujdes nga…

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 23:03
Rikthimit në kafaz: Kujdes nga…

Legjenda e boksit Mike Tyson, ka një këshillë për Conor McGregor para se ky i fundit të rikthehet në kafaz pas një mungese kaq të gjatë. Irlandezi nuk duelon që prej një viti, kur u dëmtua në sfidën ndaj Dustin Poirier (e humbi pas vendimit të mjekëve) dhe u detyrua të operohet, duke qëndruar një vit pushim.

Tyson shprehet se “The Notorious” duhet ta marrë shtruar rikthimin. “Pas një humbje duhet të zhvillojë disa duele të lehta. Njësoj si kur hyn në det për herë të parë, fillimisht duhet të lagësh këmbët. Conor, mendoj se duhet të ndërtosh vetëbesimin tënd.

Ka një mënyrë për ta bërë këtë gjë, të fitosh në mënyrë emocionuese”, tha Mike Tyson.

Conor McGregor ka deklaruar se do të rikthehet për një duel të madh, por Mike Tyson mendon të kundërtën. Ai shprehet se irlandezi duhet ta marrë shtruar rikthimin, sidomos pas një dëmtimi në këmbë.

“Kujdes nga euforia. Ka kohë për gjithçka. Fillimisht të ndjejë shijen e një dueli në kafaz dhe më pas atë të titullit. Ai mbetet një luftëtar i madh”, tha Tyson.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat