Teixeira dorëzon titullin

Boksi

Teixeira dorëzon titullin

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 12:39
Teixeira dorëzon titullin

Braziliani Glover Teixeira e ka dorëzuar shumë shpejt titullin kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg) në artet marciale mikse.

Ai u mund sot me “submission” nga çeku Jiri Prochazka në eventin UFC-275, zhvilluar në Singapor, duke dorëzuar titullin që pat fituar 8 muaj më parë.

Një sfidë e hapur, me grushte e shkelma, ku të dy sportistët u larguan të gjakosur nga kafazi, teksa dueluan fort për fitoren, duke dhuruar spektakël në kafaz. Gjithsesi, çeku ishte më i vendosur për të arritur fitoren dhe arriti ta marrë atë në raundin e pestë dhe të fundit.

Një duel që po shkonte drejt fundit me një ekuilibër, por Prochazka (29 fitore, 3 humbje e 1 barazim në karrierë) arriti të gjejë momentin e duhur për ta kapur rivalin për qafe dhe ta detyrojë atë të dorëzohet. Teixeira (33 fitore e 8 humbje), nuk e priste atë kapje, që e detyroi të dorëzojë titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat