Momente dramatike, ish-boksieri nokauton protestuesin në rrugë

Boksi

Momente dramatike, ish-boksieri nokauton protestuesin në rrugë

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 18:41
Momente dramatike, ish-boksieri nokauton protestuesin në rrugë

Boksieri Julius Francis, një peshë e rëndë britanike, që dikur dyluftoi në ring me Mike Tyson dhe aktualisht punon si roje sigurie, rrëzoi një protestues përtokë me një grusht në zonën argëtuese “BOXPARK Wembley” në Londër.

Videoja, e cila u shpërnda nga “tweeter” @gloryglorytott, arriti pothuajse 6 milionë shikime në vetëm 12 orë.

 Kujtojmë se Julius Francis humbi me “KO” kundër Mike Tyson në vitin 2000. Në katër minutat që zgjati në ring, Mike Tyson e dërgoi Julius Francis në “kanavacë” pesë herë.

Julius Francis, i cili u bë kampion evropian i kikboksit, kishte një rekord prej 23 fitoresh (12 me KO) dhe 24 humbjesh. Aktualisht, ish-boksieri është 57 vjeç, por nuk i ka humbur reflekset dhe goditjet fatale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat