Debutim ëndrrash

Boksi

Debutim ëndrrash

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 12:25
Debutim ëndrrash

Sfida e parë në ring për “showgirl” e njohur italian Elisabetta Canalis është për t’u mbajtur mend. Në moshën 43-vjecare, ajo debutoi në sportin e kickboxing, duke fituar me vendim unanim ndaj Rachele Muratori.

Edhe pse ajo zhvillonte për herë të parë një duel të tillë, me kokore e doreza, dukej sikur Canalis ishte një veterane në këtë sport. Një duel të cilin ajo e nisi mes shumë emocionesh, por që në fund e mbylli me një fitore të merituar.

Ajo shoqërohej në këtë sfidë nga bashkëshorti i saj Brian Perri, vajza e saj Skyler Eva si dhe trajneri Angelo Valente, ish-kampion bote në këtë sport. Të shumtë edhe miqtë që e mbështetën e që më pas festuan me Canalis këtë triumf.

Të gjithë ishin kuriozë për të parë ish-velinën e njohur të ekranit në një aventurë të re dhe ajo nuk zhgënjeu. Canalis ishte më konkrete në ring se rivalja e saj 21-vjecare, sidomos në betejën nga afër, duke patur një ritëm të mirë.

Madje Canalis mund ta mbyllte sfidën më herët, në fundin e raundit të dytë (3 të tillë në total nga 90 sekonda secili), por ra këmbana që sinjalizonte fundin e raundit. “Kisha uri për ta fituar këtë sfidë dhe ia dola mbanë. Ishte argëtuese dhe jam në 100% të formës”, tha Canalis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat