Mbahet turneu i boksit në Shtime

Boksi

Mbahet turneu i boksit në Shtime

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 12:52
Mbahet turneu i boksit në Shtime

Klubi i boksit “Skënder Salihu’ në Shtime, do të organizojë turneun e boksit “Dita e themelimit të bazës ushtarake të UÇK në Ranc të Shtimes”, me 26 qershor, në Palestrën e Sporteve në Shtime.

 Pjesëmarrës do të janë boksierët e rinj të gjeneratës 2004-2005, junior 2006-2007 dhe shkollar 2008-2009.

Duelet fillojnë nga ora 16:00

Gjyqtarë që ndajnë drejtësinë Agim Shala, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, Safet Syla dhe delegat Nadir Shllaku.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat