Mehmet Bogujevci, nënkampion i botës në vitin 1978: “Bota sot”, gazetë e gjithanshëm

Boksi

Mehmet Bogujevci, nënkampion i botës në vitin 1978: “Bota sot”, gazetë e gjithanshëm

Nga: K. G. Më: 26 qershor 2022 Në ora: 12:10
Mehmet Bogujevci, nënkampion i botës në vitin 1978: “Bota sot”, gazetë e gjithanshëm

Fituesi i medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror në vitin 1978, legjenda e boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci, tha se gazeta “Bota sot” është e gjithanshme në sport. 

Bogujevci uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot” duke vlerësuar shumë kontributin e saj për afirmimin e sportit të Kosovës dhe në përgjithësi të kombit shqiptar.

“Është vetmja që nuk i ndahet sportit që 27 vjet e cila nuk merret vetëm me një sport, por merret me të gjitha sportet në Republikën e Kosovës. Është një propaganduese shumë e madhe në përgjithësi të sportit.

Jemi të informuar me lajme të shumta e të plota dhe informata elektronike. Kur dua me marrë vesh për sportin, të gjitha informatat i marrë në gazetën “Bota sot”.  

Lajmëron ndeshjet vazhdimisht pasi të përfundon pjesa e parë dhe menjëherë e ke lajmin momentin kur  gjyqtari i bie pipit. Ka informata të shumta  nga futbolli, basketbolli, hendbolli, volejbolli, boksi, noti, atletika, shahu, karateja, çiklizmi, skijimi etj. Me të vërtet në kohë rekorde informojnë dhe është gazetë e gjithanshëm.

Ka shumë komente, shumë shkrime promovuese e afirmojnë sportin, kur ti përmbledhësh këto ‘Bota sot’ e bën një punë shumë të madhe. Ju jemi mirënjohës që njoftohemi në kohë reale me informacionet e juaja dhe që po bëni një punë të madhe”. Uroj 27 vjetorin e gazetës”, uron Bogujevci.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat