Në ring më 4 shtator

Boksi

Në ring më 4 shtator

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 12:04
Ruiz

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr., ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të rikthehet në ring me 4 shtator të këtij viti. Ai do të përballet me veteranin kubanez Luis “King Kong” Ortiz, në Los Anxhelos.

Ruiz, 32 fitore e 2 humbje në ring, që befasoi botën kur mposhti britanikun Anthony Joshua, rikthehet me objektiva të qartë: Të rimarrë titujt. Dhe sfida ndaj Ortiz do ta afrojë më shumë me këtë objektiv.

Në një video të publikuar së fundi, Ruiz ka treguar transformimin rrënjësor që ka pësuar. Nga një boksier trashaluq, me barkun e madh, ai ka humbur shumë kilogramë, duke qenë një boksier modern i peshës së rëndë.

Nëse Ruiz mposht rivalin kubanez, ai mund të përballet në fillimin e vitit të ardhshëm, me amerikanin Deontay Wilder, për titullin e kategorisë WBC. “Mos u habisni nga transofrmimi, dua të jem në formën optimale për duelin për Ortiz”, tha Ruiz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat