Medaljet nuk kanë të ndalur për Kosovën, boksieri Shpëtim Bajoku i bronztë

Boksi

Medaljet nuk kanë të ndalur për Kosovën, boksieri Shpëtim Bajoku i bronztë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 20:56
Shpetim Bajoku

Boksieri i ekipit kosovar, Shpetim Bajoku, ka zhvilluar sot ndeshjen gjysmëfinale në kuadër të boksit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Bajoku në gjysmëfinale kishte përballë boksierin algjerian Jahia Abdelli, nga i cili pësoi humbje me vendim të gjyqtarëve.

Në garën deri në gjysmëfinale, Bajoku në raundin e parë e mposhti boksierin nga Tunizia, Abdesalem Sassi, kurse në çerekfinale shënoi fitore kundër boksierit egjiptian Essam Amen.

Bajoku kishte mundësinë që të luftojë për medaljen e artë, por që pas humbjes nga Abdelli, ai i sjell Kosovës medaljen e bronztë nga boksi në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat