Jones është në prag të debutimit

Boksi

Jones është në prag të debutimit

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 13:11
Jones

Jon Jones është në prag të debutimit të tij në peshën e rëndë dhe ish-mbreti i peshës “light heavyweight” (pesha deri 93kg) në UFC po e kthen vëmendjen e tij të plotë te Stipe Miocic. Pavarësisht nga një luftë e dëshiruar prej kohësh kundër kampionit aktual të peshave të rënda të UFC, Francis Ngannou, “Bones” beson se një përplasje me Miocic ka më shumë vlerë në këtë kohë.

Sipas Jones, Ngannou është njëdimensional. Jones gjithashtu beson se mposhtja e Ngannou është më e lehtë, pasi kampioni aktual i botës në peshën e rëndë i është nënshtruar një operacioni në gju dhe për të suksesi nuk do të shihej si fitorja më e madhe. Ndaj, Jones dëshiron një Miocic të shëndetshëm dhe një luftëtar që ofron më shumë rivalitet në kafaz.

“Në këtë pikë të karrierës po kërkoj të luftoj me Stipe dhe mendoj se kjo sfidë ka më shumë vlera”, shkroi Jones në “Twitter”.

Të dueloj në këto momente ndaj një luftëtari njëdimensional si Ngannou, pas operacionit në gju nuk ka rëndësi. Nuk e di, besoj se mposhtja e Stipe thotë më shumë në këtë pikë”, tha Jon “Bones” Jones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat