Fury: Duelet me Wilder më bindën

Boksi

Fury: Duelet me Wilder më bindën

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 11:55
Fury: Duelet me Wilder më bindën

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC), ka folur edhe një herë për tërheqjen e tij nga sporti (32 fitore e 1 barazim në karrierë). Ai u shpreh se duelet ndaj amerikanit Deontay Wilder kanë ndikuar te ky vendim.

Sfida e tretë mes tyre, ku ra dy herë në tapet brenda katër raundesh, e kanë bindur se është koha për t’u larguar. Fury tha se kishte pësuar një tronditje dhe disa gjysmë “gunga” në kokë nga grushtat e Wilder.

“Unë kam 13 vjet që jam si boksier profesionist, kam shkuar në të gjithë botën dhe kam dueluar me luftëtarët më të mirë në botë. Amerikanët, afrikanët, gjermanët, duelova dhe fitova ndaj të gjithëve. Të gjithë i munda”, thotë Fury.

Ai kujton momentet e para kur nisi të mendonte të tërhiqej nga sporti. “Pas duelit të tretë me Wilder kisha gunga në pjesën e pasme të kokës si grushta. U trondita, pasi nuk mbaja mend asgjë. Po mendoj se është koha për t’u tërhequr një ditë”, tha Tyson Fury për “Daily Star”.

“Ka shtatë miliardë njerëz në botë. Vetëm mendoni për këtë numër. Shtatë miliardë njerëz, dhe unë jam kampioni i peshave të rënda në botë, i pamposhtur. Jam numri një. Nga të gjithë ata njerëz, unë jam më i miri”, tha Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat