Dueli mes VanZant dhe yllit të faqes po*no, caktohet data e ndeshjes së boksit

Boksi

Dueli mes VanZant dhe yllit të faqes po*no, caktohet data e ndeshjes së boksit

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 14:18
Dueli mes VanZant dhe yllit të faqes po*no, caktohet data e ndeshjes së boksit

Peixh VanZant është një nga emrat më të njohur të ringut të femrave. Biondja ka spikatur në UFC dhe u bë një emër i njohur edhe për pjesëmarrjen në ËËE apo në filma të ndryshëm.

Por tani VanZant ka hyrë në botën e Bare Knuckle Fight, boksit pa dorashka dhe kërkon që të fitojë ndeshjen e saj të parë, pasi deri tani ka humbur dy të mëparshmet.

Këtë herë, si rivale do të ketë një emër të njohur të MMA, Çarisa Sigala. Ashtu si VanZant, edhe kjo e fundit kalon kohën larg ringut në faqet me pagesë për të shtuar popullaritetin dhe së fundi është regjistruar në atë që ka edhe përmbajte porno, “Only Fans” duke argëtuar ndjekësit e shumtë.

Dueli mes të dyjave është caktuar më datë 20 gusht në Uembli dhe padyshim që do të jetë një eveniment për t’u ndjekur, për shkak të popullaritetit që kanë të dy luftëtaret, ndoshta më shumë për jetën jashtë ringut.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat