Sa djem i ka gjyqtari ndërkombëtar i Kosovës dhe a do të shkojë në Mekë?

Boksi

Sa djem i ka gjyqtari ndërkombëtar i Kosovës dhe a do të shkojë në Mekë?

Nga: K. Goca Më: 22 korrik 2022 Në ora: 15:38
Latif Demolli

Latif Demolli, sekretar i përgjitshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, nuk e ka përjashtuar mundësinë, që në njërën nga vitet e ardhshme të shkojë në Mekë dhe të merr epitetin haxhi.  

Demolli tani është i përkushtuar në punën profesionale të boksit, por disa herë vishet edhe me veshje të sheikëve.

Veshja e sheikëve i pëlqen shumë dhe e ka për zemër, sidomos i pëlqejnë vendet arabe, në veçanti Dubai. 

Image

Demolli

Demolli është gjyqtari ndërkombëtar i nivelit të lartë të boksit.

“Jetoj në Prishtinë, kam një familje të mrekullueshme, kam katër çuna, asnjë vajzë dhe kam një familje moderne.

Besoj se kam shoqërinë më të gjerë, pak ka rëndësi të unë a është profesor, rojtar, arsimtar, sportist, të gjithë janë njësoj për mu dhe janë të mirëseardhur e të dashur për mu. Ulem pijë kafe me çdo njeri.

Jam një tip që të gjithë i kam afër vetes dhe krijoj atmosferë të hareshme.  Gjithmonë synoj të krijojë sa më shumë miq e sa më pak armiq”, ka thënë Demolli gjatë një interviste për gazetën “Bota sot”. 

Shpesh visheni si sheik, a e keni ndërmend të shkoni në Mekë?

“Jeta është më shumë të papritura. Ja lëmë kohës!  Jam tip që gjithmonë bëjë befasi për të mirë dhe kur më së paku e presin të tjerët", - është përgjigjur Demolli.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat