Chisora: Jam gati të dueloj

Boksi

Chisora: Jam gati të dueloj

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 13:17
Chisora: Jam gati të dueloj

Boksieri britanik Dereck Chisora u shpreh se është gati të përballet edhe një herë të tretë në ring me ish-mikun e tij Tyson Fury. Ky i fundit ka kërcënuar Chisora se do ta godasë më grusht në fytyrë, pasi zgjodhi Dillian Whyte si fitues në duelin e zhvilluar në prill, në “Wembley”.

Atë përballje e fitoi Fury me KO në raundin e gjashtë. Gjithsesi, Chisora shpreson ta ketë përballë Fury në ring për të tretën herë, ndaj të cilit i ka humbur dy përballjet e mëparshme.

“Frank Warren dhe Gypsy King, më thoni se ku dhe kur ju të dëshironi, unë jam gati të përballem me Fury”, tha Chisora.

“Vëlla, unë dua të dueloj me ty. Nëse je boksier, atëherë duhet të duelosh ndaj kujtdo. Unë dua të përballem me ty, tashmë si kampion bote. Është thjesht biznes dhe ka për të qenë një sfidë e madhe.

Kam respekt për Tyson e familjen e tij, por nëse dëshiron të duelojmë jam gati. Nëse nuk pranon, atëherë pres Deontay Wilder”, tha Chisora.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat