Tyson shqetëson tifozët

Boksi

Tyson shqetëson tifozët

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 12:46
Tyson shqetëson tifozët

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Mike Tyson, është filmuar teksa po ecte me bastun jashtë një hoteli në Nju Jork, gjë që ngjalli shqetësim tek fansat e tij duke pasur parasysh se pak ditë më parë ai përmendi se “data e tij e skadencës” ishte afër.

Me rastin e një vizite në qytetin e Bronx-it, Tyson u kap nga kamerat e “TMZ” teksa po ecte nga makina e tij në hyrje të hotelit dhe kur ata pyetën burime të afërta për bastunin e përdorur nga ish-boksieri, ata siguruan se ai thjesht po merrej me problemet e moshës 56 vjeçare.

“Ai po përballet me një atak shiatik (nervi)”, zbuluan burimet e “TMZ”.

“Asgjë serioze. Thjesht një rrezik profesional për një atlet si Majk,” shtuan ata.

Ajo që alarmoi fansat e Tyson ishte se fotot erdhën vetëm disa ditë pas deklaratave të tij në podcastin ‘Hotboxin’ ku ai pretendonte se kishte një “datë skadence”.

Ne të gjithë do të vdesim një ditë, sigurisht. Kështu, kur shikoj në pasqyrë, shoh ato pika të vogla në fytyrën time dhe shkoj “Uau! Kjo tregon se data ime e skadencës po vjentha Tyson.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat