Serbi i kërkon duel shqiptarit: Ka një popullaritet në Shqipëri, Kosovë e Itali

Boksi

Serbi i kërkon duel shqiptarit: Ka një popullaritet në Shqipëri, Kosovë e Itali

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 13:11
Bici

Serbi Aleksej Jankov që merret me sportin e Muay Thai ka shpreh interesim që t’i kundërvihet kampionit shqiptar Ervis Bici. 

Tai - boksieri serb ka deklaruar për një portal lokal serb, duke kërkuar që meçi të zhvillohet në Serbi ose në Shqipëri dhe fituesi të fitoj edhe një titull. 

“Ervis Bici e shikoj se ka një popullaritet sidomos në Shqipëri, Kosovë e Itali dhe do doja shumë që t’i mati forcat me këtë djalë.

Jam i bindur se do te tregoj një meçe te fort, por pse jo edhe ta mposhti këtë djalosh dhe t’ia marr famën”, kishte thënë Jankov. 

Cekim se Ervis Bici në karrierën e tij ka 3 tituj evropiane në federata të ndryshme, ndërkohë që disa herë është shpall edhe kampion i Italisë. Se a do të pranoj Bici këtë dëshirë të serbit, do të kuptojmë së shpejti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat