Ish-kampionia e botës kapet mat

Boksi

Ish-kampionia e botës kapet mat

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 15:50
Amanda Nunes

Ish-kampionia e botës në peshën “bantamweight” në artet marciale mikse Amanda Nunes dëshiron të rimarrë me çdo kusht titullin e këtij Divizioni, që e humbi në dhjetor të vitit të kaluar.

Së fundmi, ajo është kapur mat duke spiunuar kundërshtaren Julianna Pena përpara sfidës që do të zhvillojnë këtë fundjavë, në eventin UFC-277.

Kjo, sipas Julianna Pena, që njihet me nofkën “The Venezuelan Vixen”. Pena u shpreh për mediat: “E kam kapur me furgonin e saj jashtë palestrës time teksa shikonte nga dritaret. Në fakt, kaloi pak kohë para se të kuptonim se po spiunoheshim. Kur thirrëm ata që ishin brenda në furgon u larguan me shpejtësi. E turpshme”.

“Nunes ka patur frikë nga mua. Kjo e ka detyruar që të më spiunojë dhe të shohë fshehurazi strëvitjen time”, tha Julianna Pena (11 fitore e 4 humbje në kafaz), që mban titullin e këtij Divizioni. Shumë sportistë në UFC e konsiderojnë si të turpshme këtë lloja taktike spiunimi të Nunes (21 fitore e 5 humbje në kafaz).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat