Ardiani nokauton hungarezin! Luan Krasniqi ka disa fjalë

Boksi

Ardiani nokauton hungarezin! Luan Krasniqi ka disa fjalë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 korrik 2022 Në ora: 21:40
Ardian Krasniqi feston

Boksieri Ardian Krasniqi edhe një herë tregoi klasin e tij. 

Ai shënoi fitore spektakolare qysh në rundin e parë në boksin profesionist, në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Krasniqi e nokautoi hungarezin Atilla Orsos.

Image

Legjenda e boksit, Luan Krasniqi, ka disa fjalë për Ardianin.  

“Një mbrëmje shumë e veçantë: Performanca e nipit tim Ardianit në Kosovë. 

Lufta e dytë, fitorja e dytë. 

Dhe pikërisht në raundin e parë me nokaut. 

Vazhdo kështu!”, ka shkruar Luan Krasniqi në profilin e tij në facebook.

Image

Ardian Krasniqi është krenar për fitoren me nokaut. 

“Fitorja ime e dytë më KO si profesionist! Jam shumë krenar që kam arritur një fitore të tillë në Kosovë!

Do të doja të falënderoja mijëra njerëz në sallë dhe të shumtët para TV për mbështetjen!

Një falenderim i madh i takon Burim Sylejmanin dhe gjithë ekipin e Fides Sport për këtë ngjarje të mrekullueshme dhe natyrisht për familjen, miqtë, fansat dhe xhaxhait tim, mbretin e boksit Luan Krasniqi!”, ka shkruar Ardiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat