McGregor braktis kafazin

Boksi

McGregor braktis kafazin

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 12:05
McGregor

Nga një kampion i kafazit në një yll i ekranit? Pak orë më parë, Conor McGregor konfirmoi se do të bëjë debutimin e tij në ekranin e madh, duke marrë pjesë në filmin artistik të “Road House”, i cili do të transmetohet në Amazon Prime.

Megjithëse roli i tij nuk dihet ende, McGregor do të luajë përkrah emrave të mëdhenj si Jake Gyllenhaal. Kjo konsiderohet si një lëvizje logjike për një nga sportistët më të famshëm në botë.

Ish-kampioni i dyfishtë i arteve marciale mikse, shkoi në rrjetet sociale në lidhje me këtë “transferim” të tij nga kafazi në ekran, duke premtuar se gjithnjë do të kujtonte rrënjët e tij MMA. Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësja e McGregor, Karen Kessler, e cila lëshoi ​​një deklaratë që duket se premton një rikthim në kafaz.

“Conor McGregor është shumë i emocionuar për të zgjeruar karrierën e tij në Hollywood dhe për t’u bashkuar me Jake Gyllenhaal në këtë film të “Road House”, tha Karen Kessler, zëdhënësja e irlandezit.

Më tej, ajo shtoi: “Gjithsesi, luftimet në kafaz mbeten fokusi i tij kryesor. Aktrimi është vetëm fillimi i një tjetër sipërmarrjeje të suksesshme në perandorinë McGregor. Ai është i etur për të filluar xhirimet”. Mbetet për t’u parë se si ndërveprojnë McGregor mes aktrimit dhe stërvitjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat