Marku mbërrin në Tiranë

Boksi

Marku mbërrin në Tiranë

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 11:33
Marku

Boksieri shqiptar Florian Marku, kampion bote i kategorisë IBF International në peshën “welter”, ka lënë Anglinë për të vijuar në Tiranë përgatitjen për duelin e 25 gushtit. Në stadiumin “Air Albania”, boksieri nga Lushnja do të përballet me meksikanin Migel Parra Ramirez.

Kjo sfidë është e vlefshme për titullin e përkohshëm kampion bote në kategorinë WBC Silver. Që prej konfirmimit të këtij dueli, Marku ka qëndruar në Shefild, në shtëpinë e tij, ku dhe është stërvitur rregullisht. Ndërsa nga sot, stërvitja do të vijojë në Tiranë ku dhe do të zhvillohet dueli.

“Nisem për në Shqipëri për të përfunduar përgatitjet për duelin e 25 gushtit. Ju pres të gjithëve në stadium për të më mbështetur dhe kaluar një mbrëmje të paharrueshme”, thotë Marku, që fton tifozët e tij të jenë të shumtë në “Air Albania”.

Deri më tani, faza përgatitore ka shkuar mirë dhe Marku duket në formë për këtë sfidë.

Boksieri shqiptar është i pamposhtur në karrierën e tij (11 fitore e 1 barazim) dhe është gati për një tjetër triumf para fansave të tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat