Elbasan Hajzeraj shkatërron boshnjakun, Gjocaj ka dy fjalë për të

Boksi

Elbasan Hajzeraj shkatërron boshnjakun, Gjocaj ka dy fjalë për të

Nga: K. G. Më: 11 shtator 2022 Në ora: 14:42
Elbasan Hajzeraj shkatërron boshnjakun, Gjocaj ka dy fjalë për të

Ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, Muharrem Gjocaj, thur elozhe për boksierin Elbasan Hajzeraj.
Gjocaj është menaxher i Elbasan Hajzerajt. 

“Mbrëmë ishim ne Mutlangen të Gjermanisë ku boksoj boksieri  Elbasan Hajzeraj i cili është nën menaxhimin tim.

Elbasani boksoj kundër boksierit Adil Rusidi nga Bosnja, ku përmbylli meçin me një rezultat 5:0 me dy nokdaun, ku çdo rundë ishte duke fituar bindshëm.

Elbasani ishte i përgatitur maksimalisht, i cili për përgatitjet e tij ishin  trajneri Ramadan Millaki dhe Ahmet Shala.

Edhe trajneri Ramadan Millaku është i bindur që Elbasani është një talent, i cili në një të ardhme të afërt do te tregoj një sukses të shkëlqyeshëm sepse vullneti dhe përkushtimi ndaj boksit është shumë serioz.

Do të vazhdojmë të punojmë që Elbasani të arrij suksese sepse është një talent me ambicie të mëdha.

Se shpejti do të ju njoftojmë për meçet e radhës të Elbasanit. Do të vazhdojmë të punojmë, s’do të ndalemi asnjëherë sepse kemi talentë të shumtë që kanë nevojë për mbështetjen tonë”, ka shkruar Gjocaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat