Edhe trajneri kundër Joshuas

Boksi

Edhe trajneri kundër Joshuas

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 11:05
Edhe trajneri kundër Joshuas

Robert Garcia, trajneri i boksierit Anthony Joshua, ka dalë kundër idesë që britaniku të duelojë këtë vit ndaj kampionit të botës në peshën e rëndë Tyson Fury. Ai ka shtuar se do të ishte më mirë që Joshua të zhvillojë 2-3 duele të tjera para se të përballet me Fury (më 3 dhjetor, në Kardif), ende i pamposhtur në ring.

Gjithsesi, Garcia u shpreh i gatshëm ta ndihmojë për sfidën e radhës, duke e ftuar të stërvitet në Amerikë. “Kjo është një sfidë e madhe, më e rëndësishmja për britanikët. Është një duel që do të ndodhte herët a vonë. Gjithsesi, unë preferoja që Joshua të zhvillonte 2-3 duele të tjera më herët”, tha Garcia.

“Kuptoj edhe faktin që sporti është edhe biznes dhe kjo sfidë është një biznes i madh. Joshua e stafi i tij e kanë menduar mirë këtë gjë. Anthony është i tillë, dëshiron më të fortët, duke bërë të njëjtën gjë edhe me Usyk. Unë mendoj se Joshua mund ta fitojë duelin me Fury”, u shpreh trajneri Robert Garcia.

Joshua i është rikthyer stërvitjes menjëherë pas duelit me ukrainasin, por Garcia beson se një stërvitje në Kaliforni do të ishte më e mirë për britanikun.

“Nuk kemi biseduar ende për stërvitjen, por e ftoj të jetë këtu me mua. Këtu ka mjaft boksierë që mund ta ndihmojnë në stërvitje”, tha Garcia, trajneri i Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat