Shuma që përfiton

Boksi

Shuma që përfiton

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 11:17
Floyd Mayweather

Deri më tani, ish-boksieri amerikan, Floyd Mayweather, ka arkëtuar mbi 200 milionë dollarë nga duelet “shou” me 8 raunde, që më së shumti i ka zhvilliar jashtë Amerikës.

Ndërkohë që, më 25 shtator do të zhvillojë një tjetër sfidë të tillë, ndaj japonezit Mikuru Asakura, sfidë që do të organizohet në Tokio.

Kjo përballje do të zhvillohet para 30 mijë shikuesve dhe çmimi më i ulët i biletës është 30 dollarë. Çmim ky më i lartë se duelet e Tyson Fury apo Oleksandr Usyk.

Gjithsesi, kjo nuk pengon fansat të shohin ish-kampionin e ringut, që nga ana tjetër mbush xhepat nga këto sfida “shoë”.

Andaj, shumë i konsiderojnë këto duele si “grabitje” që 41-vjeçari Mejuther bën dhe se po përgatitet për një tjetër të tillë më 25 shtator.

Sipas mediave, boksieri amerikan do të arkëtojë edhe 80% të shitjeve PPV (pay per vieë-paguaj për ta parë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat