Donjeta fiton të argjendtën! Sallauka: Jam shumë e kënaqur me paraqitjen e saj

Boksi

Donjeta fiton të argjendtën! Sallauka: Jam shumë e kënaqur me paraqitjen e saj

Nga: K.G. Më: 22 shtator 2022 Në ora: 18:31
Donjeta

Boksierja Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e argjendtë në turneun "Balkan" në Sofje.

Trajnerja e saj, Marjola Sallauka, ka fjalë të mëdha për Donjetën. 

“Donjeta rrëmbeu edhe një medalje tjetër për Kosovën. 

Ajo zhvilloj 3 meçe të forta dhe tregoj që është në formën e duhur për synimin tonë kryesorë Kampionatin Evropian. 

Edhe pse në finale bëri luftë të fortë e dominojë në dy rundat e fundit, gjyqtarët anuan nga kundërshtarja. 

Jam shumë e kënaqur me paraqitjen e saj në këtë turne dhe besoj shumë që Kampionati Europian do të jetë vendi ku Donjeta do të shkëlqej me medalje të arte. 

Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjen të gjithëve sidomos FBOXK në krye me z. Enver Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm Latif Demolli i cili ndau drejtësinë në këtë turne”, ka shkruar Sallauka në profilin e saj në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat