Dy emra të mëdhenj të Kosovës, që dridhnin një ish Jugosllavi!

Boksi

Dy emra të mëdhenj të Kosovës, që dridhnin një ish Jugosllavi!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 tetor 2022 Në ora: 20:48
Këshjtu dukej Qendra e Rinisë dhe e Spirtit në Prishtinë. foito Ilaz Bylykbashi

Vitet e 80-ta, vitet që nuk harrohen kurrë, vitet të papërsëritshme dhe që ishin më shumë se sport për sportistët tanë nëpër palestra dhe stadiume!

Klubi i boksit Prishtina ishte shtet në vete, halë në sy për regjimin serb dhe ish jugosllav!

Një Prishtinë që sundonte një ish Jugosllavi dhe kudo që shkonte mbillte frikë për faktin se në mesin e saj ka pasur nokautues. 

Shqiptarët zemër luani me trajnerin më të mirë, të papërsëritshmin (i ndjeri) Lah Nimani, kudo fitonin në Beograd, Banjallukë, Rijekë,  Sarajevë, Smederevë, Pulë etj.

Një fotografi sa një mijë fjalë e realizuar nga fotoreporteri i mirënjohur Ilaz Bylykbashi.

Fotografi e viteve të 80-ta, Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë, nuk kishte vend as për një gjilpërë, e mbushur përplot, Prishtina shkëlqente ndaj çdo kundërshtarit. Jehonte kënga besë – besë, që kjo iu jepte forcë djelmoshave tanë qoftë nevoja të vdesin edhe në ring. 

Në foto shihet boksieri Skënder Hajdini duke marrë këshilla nga strategu Lah Nimani, në anën tjetër atmosferë e zjarrtë.  

Dy emra të mëdhenj të Kosovës, Lah NImani e Skënder Hajdini, me shumë shokë dridhnin një ish Jugosllavi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat