Sfida e madhe në vitin 2023

Boksi

Sfida e madhe në vitin 2023

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 11:30
Sfida e madhe në vitin 2023

Dy ish-kampionët e botës në peshat e rënda, britaniku Entoni Xhoshua dhe amerikani Deontej Uajllder, janë duke biseduar për të zhvilluar një duel që në pranverën e 2023-it.

Prej vitesh dy boksierët e kanë dashur këtë përballje, që kur ishin të dy kampionë bote, por asnjëherë nuk arritën te marrëveshja.

Kjo gjë mund të arrihet së shpejti dhe dy boksierët të kryqëzojnë dorezat vitin tjetër. Fillimisht ishte menduar që kjo sfidë të zhvillohej në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, por duket se të dy boksierët dëshirojnë një duel të madh. Ai që konfirmoi bisedimet është menaxheri i Xhoshua, promotori Edi Hern.

“Po, mund të kemi një duel të madh që në fillim të vitit 2023. Ne kemi hyrë në bisedime me stafin e Ëilder për një duel. I kam dërguar një e-mail menaxherit të Uajllderit për të biseduar për mundësinë e organizimit të një duel dhe ai më ktheu menjëherë përgjigje.

E ftova në Abu Dhabi këtë fundjavë për një takim, por ai nuk ka mundësi të vijë. Gjithsesi, shanset që kjo përballje të zhvillohet janë të mëdha.

Nëse nuk kanë plane, si ai ashtu edhe Xhoshua, mund të duelojnë që në sfidën e radhës mes tyre. Shanset janë të mira”, u shpreh Edi Hern.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat