Florian Marku ndan lajmin e ëmbël

Boksi

Florian Marku ndan lajmin e ëmbël

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 12:44
Florian Marku ndan lajmin e ëmbël

Boksieri i njohur, Florian Marku, do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ai, duke publikuar disa foto në rrjetet, ku shfaqet me bashkëshorten dhe të birin, të cilët të dy festojnë ditëlindjen.

“Në datëlindjen e saj, bashkëshortja lindi djalin tonë.

Kjo datë është e bekuar për ne. Urime vitin e parë të lindjes zemra e babit. Bashkë me mamin të dyve ju uroj shëndet dhe lumturi. Për të gjithë jetën, ju dua pafund”, ka shkruar Marku krahas fotove.

Më tej, ai ka ndarë një video, në të cilën zbulojnë edhe gjininë e bebit, që pritet të vijë në jetë.

“Kush ka vajza botën ka. Presim vajze”, ka shtuar boksieri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat