Usyk në Londër

Boksi

Usyk në Londër

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 12:36
Usyk në Londër

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë (IBF, WBA, WBO) do të jetë i pranishëm këtë fundjavë në Londër.

Ai do të ndjekë nga afër ndeshjen e peshës së rëndë mes britanikëve Tyson Fury e Dereck Chisora. Lajmin e konfirmoi Frank Warren, menaxheri i Fury.

“Usyk do të jetë pranë ringut dhe do ta shohë nga afër sfidën. Do të mbërrijë të premten në Londër.

Shpresoj që Fury të triumfojë dhe më pas të vijojmë nga puna për organizimin e një duel që do të unifikonte titujt kampionë bote”, u shpreh Frank Warren për mediat britanike.

Sfida mes dy britanikëve do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham, ndërkohë që Fury mban titullin kampion të kategorisë (WBC).

Fury është shprehur se ka mbetur i zhgënjyer nga deklarata e Usyk, që e ka quajtur pijanec. “Nëse ngjitet në ring, do ta godas me shpullë në fytyrë që ta kuptojë se kush është pijaneci”, është shprehur Tyson Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat