Sheikët e Dubait po kërkojnë Luanin për titull

Boksi

Sheikët e Dubait po kërkojnë Luanin për titull

Më: 3 janar 2023 Në ora: 12:04
Luan Rudaj

Luan Rudaj kampion bote në disa federata në sportin e Muay Thai ka qëndruar disa dite në Dubai ku edhe ka nënshkruar një marrëveshje që në të ardhmen të zhvilloj një ndeshje të madhe për titull në këtë vend, ne fakt ata kanë kërkuar që ndeshja të zhvillohet në muajin Maj, mirëpo për shkak planeve që ka Rudaj për të zhvilluar sivjet eventin në Malishevë si dhe rehabilitimin e tij në këmbë e njëjta është shtyrë për vitin e ardhshëm.

“Në Dubai jam shkuar me ftesë specialë nga promotorët e këtij vendi të pasur, ku edhe kam nënshkruar një marrëveshje për të zhvilluar ndeshje për titull vitin e ardhshëm.

Ata kërkuan që unë të luftoj në muajin Maj, mirëpo jemi pajtuar me managementin tim pershkak rehabilitimit tim dhe kontratës me A.F.S.O me përfundu njëherë super projektin në Kosovë, mbrojta a titullit botëror ne Muay Thai 2023 dhe e njëjta do te jetë me bashkëpunimi me Super Promoterin dhe Matchmaker Avdyl Salihun ku edhe po ju paralajmëroj qe do të jetë një spektakël në Historinë e Malisheves dhe gjithë Kosovën.

Cekim se marrëveshja ne Dubai bazohet për dy palët me mirëkuptim dhe po ju premtoj se prej atje do te kthehem me titull ashtu siç ka qen gjithnjë ne karrierën time”, tha Luan Rudaj, djali i artë i Malishevës si dhe Kosovës që me sukses po e prezenton vendin jashtë saj.

Cekim se ky djalosh posedon një palestër super moderne ne Lucern “Eagle Muay Thai” ku edhe po ushtron shumë talent dhe kampionë të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat