Legjenda e Kosovës, dikur shkatërroi Beneshin, sot numëron kaq vite 

Boksi

Legjenda e Kosovës, dikur shkatërroi Beneshin, sot numëron kaq vite 

Nga: K. Goca Më: 10 janar 2023 Në ora: 18:25
Nazif Gashi

Legjenda e boksit të Kosovës, Nazif Gashi, sot ka rrumbulluar 72 vite e lindjes së tij.

Ish boksieri i mirënjohur mbahet mend nga gjeneratat e vjetra, si një luftëtar i rrallë në ring! 

Edhe sot kujtohet fitorja e tij në Beograd kundër kampionit të Evropës në kategorinë velter, Marijan Benesh.

Benesh, i lindur në Banjallukë të Bonjës dhe Hercegovinës por në vitin 1974 nuk njihte humbje askund.

Gashi atëkohë, një djalosh i ri, i panjohur por me zemër të madhe, shkatërroi Marijan Beneshin midis Beogradi, në turneun ‘Dorëza e Artë’.

Në ato vite, një medium serb ‘Tanjug’, shkruante: “A është e mundur Beneshi me humbur nga një boksier i panjohur nga Prishtina, Nazif Gashi”. Shumë media të asaj kohe u shtangën me djalin nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat