Probleme me ndarjen e të ardhurave

Boksi

Probleme me ndarjen e të ardhurave

Më: 18 janar 2023 Në ora: 16:01
Probleme me ndarjen e të ardhurave

Duket se për të gjetur një marrëveshje mes dy boksierëve kampionë bote në peshën e rëndë, ukrainasit Oleksandr Usyk (WBA, WBO, IBF) dhe britanikut Tyson Fury (WBC), nuk ka për të qenë e lehtë. Ai që ka dhënë një përditësim në lidhje me bisedimet është promotori i njohur i boksit Bob Arum, menaxher i Fury.

Ai tha se pavarësisht zërave se sfida mund të zhvillohet në Arabinë Audite edhe Anglia është një mundësi e mirë. Në këtë rast, ai kërkon që ndarja e të ardhurave të mos jetë 50-50, duke sqaruar se një duel në Angli, në stadiumin “Wembley”, duhet të favorizojë britanikun tek të ardhurat.

“Do të jetë vendi se ku do të zhvillohet sfida ajo që do të vendosë edhe ndarjen e të ardhurave. Një ndeshje ne Angli do të tërheqë më shumë tifozë vendës, tifozë të Fury, ndaj ai duhet të marrë “pjesën e luanit” në të ardhurat. Një duel në Angli, përballë 95 mijë tifozëve anglezë, është meritë e Fury”, tha Bob Arum.

“Nëse na ofrojnë një marrëveshje të mirë nga Arabia, atëherë le të shkojmë aty.

Në të kundërt do të duelojmë në Angli. Boksierët kanë rënë dakord për duelin, këtë gjë e kemi thënë edhe më parë. Ne do të presim edhe këtë javë për të marrë përgjigjen e tyre. Usyk do 50-50, por nëse duelojmë në “Wembley” kjo ndarje nuk është e drejtë”, tha Arum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat