McGregor në telashe

Boksi

McGregor në telashe

Më: 29 janar 2023 Në ora: 14:54
McGregor

Conor McGregor ka pësuar një aksident, ku për fatin e tij të mirë nuk ka rezultuar fatal. Irlandezi ishte duke udhëtuar me biçikletën e tij dhe për shkak se dielli kishte penguar shikimin e drejtuesit të makinës, ai e goditi nga pas.

Ish-kampioni i UFC-së tha se njohurit e tij në sportin e MMA-së i shpëtuan jetën pasi edhe mund të kishte vdekur nga përplasja.

McGregor ka postuar pamjet në rrjetet e tij sociale dhe ka shkruar se dielli kishte vendosur në “kurth” shoferin dhe se ai nuk mund ta shihte, ku dhe shpejtësia e makinës kishte qenë e konsiderueshme.

“Faleminderit zot, sot nuk ishte koha ime. Falenderoj mundjen dhe xhudon gjithashtu. Vetëdija gjatë rënies më shpëtoi jetën”, shkruan luftëtari irlandez.

Conor McGregor më pas tregon me kamer pantallonat e tij të grisura nga fërkimi me asfaltin. Shoferi i cili kreu aksidentin, merr biçikletën dhe McGregor-in në makinë dhe e dërgon në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat