Fury - Ngannou duel boksi në kafaz, Mike Tyson do të jetë gjyqtari

Boksi

Fury - Ngannou duel boksi në kafaz, Mike Tyson do të jetë gjyqtari

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:33
Fury - Ngannou

Luftëtari kamerunas Francis Ngannou, ish-kampion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse (MMA) dhe boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC) mund të duelojnë mes tyre në kafaz.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngannou zbulon edhe një sekret tjetër, që kjo sfidë mund të gjykohet nga një legjendë e boksit, Mike Tyson.

“Le të bëjmë një luftë të madhe, të madhe për të zgjedhur “më të keqin” në planet. Le ta bëjmë këtë duel sa më pikant, në një kafaz, duke përdorur doreza prej katër ons, sipas rregullave të boksit të Queensberry. Dhe, le të kemi një arbitër “të keq” si “Iron” Mike Tyson. A ia kam shitur mirë këtë duel botës?”, shkruan Ngannou.

Pra, Ngannou rendit kushtet e kësaj sfide. Përveç Fury ai ka bërë “tag” edhe Deontay Wilder e Anthony Joshua. Pra, ai lë të hapur mundësinë për të dueluar edhe me një prej ish-kampionëve të botës në peshën e rëndë.

Për këtë arsye, Fury e stafi i tij duhet të veprojnë shpejt nëse Wilder apo Joshua nuk marrin mundësinë për një sfidë të tillë me Ngannou.

Më herët, Fury ka thënë se pret të nënshkruajë një kontratë me boksierin ukrainas Oleksandr Usyk, për të unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

“Nëse kontrata nuk nënshkruhet me Usyk për luftën e shekullit në boks, atëherë ne do të bëjmë luftën Ngannou”, tha Fury.

Ndërsa Mike Tyson nuk e ka komentuar ofertën për të arbitruar meçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat