Rikthimi i Jon Jones

Boksi

Rikthimi i Jon Jones

Më: 1 mars 2023 Në ora: 13:43
Jon Jones

Këtë fundjavë, në Las Vegas, do të zhvillohet eventi UFC-285 në artet marciale mikse.

Ky mbetet një nga eventet më të shumëpritura, për faktin se në kafaz do të rikthehet pas 3 vitesh mungesë një nga ikonat e këtij sporti, Jon Jones (26 fitore, 1 humbje e 1 duel pa rezultat).

Jones, ish-kampion bote në peshën “light heavyweight) do të përballet me Ciryl Gane për titullin kampion botë në peshën e rëndë, që për momentin është vakant (iu hoq Francis Nagnnou).

Gane (11 fitore e 1 humbje) ka qenë dikur kampion i përkohshëm i këtij Divizioni dhe do të duelojë për të dytën herë për fitimin e këtij titulli.

Mjaft interesante edhe dueli për titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg), ku përballë njëra tjetrës janë kampionia në fuqi Valentina Shevchenko (23 fitore, 3 humbje) e Alexa Grasso (15 fitore, 3 humbje). Shevchenko nuk humbet prej 9 duelesh dhe e ka mbrojtur me sukses 7 herë titullin.

UFC-285, duelet kryesore

Jon Jones – Ciryl Gane

Valentina Shevchenko – Alexa Grasso

Geoff Neal – Shavkat Rakhmonov

Mateusz Gamrot – Jalin Turner

Bo Nickal – Jamie Pickett

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat