Një revansh për titull

Boksi

Një revansh për titull

Më: 4 prill 2023 Në ora: 19:49
Alex Pereira

Këtë fundjavë, në Majemi (Florida) do të zhvillohet eventi UFC-287 në artet marciale mikse.

Spikat dueli për titullin në peshën e mesme mes kampionit në fuqi brazilianit Alex Pereira dhe ish-kampionit të këtij Divizionit, neo-zelandezit Israel Adesanya.

Kjo është sfida e dytë mes tyre, me Pereira (7 fitore e 1 humbje) që fitoi duelin e zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar, duke marrë edhe titullin kampion. Për Adesanya (23 fitore e 2 humbje), një mundësi e mirë për t’u hakmarrë e rikthyer në majën e kësaj peshe.

Në kafaz do të rikthehet pas një viti edhe amerikani Jorge Masvidal, që mban titullin BMF (e pat fituar ndaj Nate Diaz 4 vite më parë). Ai do të duelojë ndaj Gilbert Burns, një duel i vlefshëm për peshën “welter” (pesha deri 77kg).

Gjithsej do të jenë 13 duele që do të zhvillohen në këtë event, ndërkohë që pesë prej tyre janë në kategorive e dueleve kryesore. Në kafaz do të ngjiten edhe disa emra të njohur si Kelvin Gastellum e Kevin Holland.

Sfidat kryesore të UFC-287

Alex Pereira – Israel Adesanya

Gilbert Burns – Jorge Masvidal

Rob Font – Adrian Yanez

Kevin Holland – Santiago Ponzinibio

Raul Rosas – Christian Rodriguez

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat