Usyk zbulon të vërtetën

Boksi

Usyk zbulon të vërtetën

Më: 6 prill 2023 Në ora: 12:01
Usyk

Të gjithë prisnin që këtë pranverë të shihnin duelin e madh të unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë mes britanikut Tyson Fury e Oleksandr Usyk.

Dy kampionët e botës, të pamposhtur, nuk gjetën një marrëveshje dhe bisedimet për të dueluar më 29 prill në Wembledy u ndërprenë.

Në një intervistë, Oleksandr Usyk sqaroi: “U thashë njerëzve të mi se nuk po ndodh asgjë dhe se ai po përpiqet të luajë me ne për këtë duel.

Ndaj i thashë:

Kjo është e gjitha, mirupafshim, nuk ka duel”.

“Në fillim kërkoi të merrte shumicën e fitimeve duke kërkuar ndarjen 70-30 të të ardhuarve.

Thotë se është. mbret Unë e kuptoj se kjo është edhe një betejë psikologjike.

Mbreti është mbret dhe nuk ka nevojë të bërtasë se ai është mbreti”, u shpreh më tej Oleksandr Usyk, i pamposhtur në ring ashtu si Fury.

Në lidhje me rivalin e tij të radhës, ukrainasi shton: “Me siguri do të jetë Daniel Dubois, besoj se do të duelojmë në fund të verës. Unë do të shkoj të përballem me të në Britani“. WBA ka urdhëruar Usyk që të mdrojë titullin ndaj Dubois, si i mandatuar.

Duket se ukrainasi ka dëshirë të duelojë në Britaninë e Madhe dhe boksierët e këtij vendi, pasi gjithnjë ka dalë fitues ndaj tyre, që nga nëntori 2018.

“Arritjet e mia të para të mëdha ishin në Britani. Pastaj Anthony Joshua. Më pëlqen ky vend, më pëlqejnë tifozët, njerëzit”, tha Usyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat