Nipi i Muhammad Alisë mposht kundërshtarin për 100 sekonda me një nokaut të frikshëm

Boksi

Nipi i Muhammad Alisë mposht kundërshtarin për 100 sekonda me një nokaut të frikshëm

Më: 8 prill 2023 Në ora: 13:19
Biaggio Ali Walsh

Nipi i legjendës së boksit Muhammad Ali, Biaggio Ali Walsh, ka arritur një fitore të re në MMA ku i janë dashur vetëm 100 sekonda për ta mposhtur rivalin e tij.

Ali Walsh e rrëzoi Isaiah Figueroan në rundin e dytë, në ndeshjen e sezonit të rregullt të Ligës së Luftëtarëve Profesionistë (PFL 2) dhe gjyqtari e shpalli fitues me nokaut teknik, duke arritur kështu triumfin e tretë të karrierës së tij në MMA.

PFL është strukturuar me një sezon të rregullt dhe plejof. Gjatë vitit, dhjetë luftëtarë nga çdo kategori garojnë për titullin, dhe Ali Walsh lufton në kategorinë e lehtë.

Biaggio është një nga dy fëmijët e Rasheda Ali, një nga vajzat (lindur më 1970) e Muhammad Ali. Vëllai i tij më i vogël Nico Walsh (22 vjeç) është një boksier profesionist. Ai është i pamposhtur në tetë meçe, me fitoren e tij të fundit që erdhi shkurtin e kaluar kundër Eduardo Ayala.

Por Walsh vetëm kohët e fundit filloi MMA, dhe më parë ishte një lojtar i dalluar në futbollin amerikan, të cilin ai e luajti në universitetet e Kalifornisë dhe UNLV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat