Besart Pireva leksion boksierit boshnjak: Kjo fitore është një hap tjetër në karrierën time

Boksi

Besart Pireva leksion boksierit boshnjak: Kjo fitore është një hap tjetër në karrierën time

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 qershor 2023 Në ora: 17:32
Besart Pireva

Një fitore në shtetin italian, që do mbetet gjatë në kujtesën e secilit dashamirë të boksit që e ka pa meçin e Besart Pirevës në përballjen me boshnjakun NIkollas Paniq.

Pireva ka shënuar fitore të rëndësishme, me synime për të fituar kampionatin italian.

Boksieri nga Kosova, ka boksuar me një teknik që ka mahnitur të gjithë të pranishmit.

Image

Pireva feston fitoren

Ka luftuar deri në pikën e fundit duke i dhënë leksion boshnjakut.

“Kjo fitore është një hap tjetër në karrierën time, ku po synojmë që hap pas hapi të fitojmë Kampionatin italian që është synimi ynë i parë”, thotë Pireva për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Pireva shprehet se meçet e tilla janë domethënëse dhe një përvojë e mirë.

“Ndeshjet e tilla kanë domethënie të madhe për të fituar eksperiencën e duhur dhe për t’ju afruar çdo herë e më shumë qëllimeve tona”, ka nënvizuar Pireva.

Meçi i radhës do të mbahet në javën e parë të gushtit.  

“Ndeshjen e radhës do të kemi me 4 gusht dhe menjëherë kemi me vazhduar me përgatitjet e radhës dhe shpresojmë ta fitojmë edhe atë ndeshje”, ka përfunduar Pireva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat