Fury rikthehet në ring

Boksi

Fury rikthehet në ring

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 12:14
Fury

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) ka konfirmuar se do të rikthehet në ring më 28 tetor të këtij viti. Ai do të përballet me ish-kampionin e botës në peshën e rëndë në artet marciale mikse (MMA), Francis Ngannou.

Kjo sfidë do të zhvillohet në Riyhad të Arabisë Saudite. Bisedimet për organizimin e kësaj sfidë kishin kohë që kishin nisur, që kur Ngannou u ngjit në ring pas fitores që Fury arriti ndaj Dillian Whyte në “Wembley”.

Sfida mes dy luftëtarëve do të quhet “Dueli i njeriut më të keq në planet” dhe do të zhvillohet sipas rregullave të boksit. Pavarësisht se Fury konsiderohet favorit, pasi është i pamposhtur në ring, Ngannou premton se kjo përballje do të jetë një betejë e vërtetë.

Fury, që zyrtarizoi sfidën, tha: “Sapo të bjerë gongu në ring do të shpërthejnë bom*at. Ky njeri supozohet të jetë grushtuesi më i fortë në botë, por të shohim se si do të reagojë kur të goditet nga unë. Mezi pres që të zhvillohet kjo përballje dhe t’i tregoj botës së Gipsy King (nofka e Fury) është luftëtari më i madh i kësaj gjenerate”.

“Do të jetë një betejë epike. Francis duket një luftëtar i fortë kur erdhi në ring pas fitores me Whyte.

Gjithsesi, nuk ka një boksier më të fortë se unë dhe do ta shihni kur ta shkatërroj më 28 tetor. Falënderoj promotorët e mi që e realizuan këtë duel”, tha Fury.

Ndërsa Ngannou shtoi: “E kam pritur prej kohësh këtë duel dhe mundësinë të duel me Fury. Ëndrra ime është të boksoj dhe të boksoj më të mirët. Pasi u bëra kampion në MMA kjo ishte mundësia ime, ëndrra që bëhet realitet dhe të konsolidoj pozitën time se më i keqi në planet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat